Tė drejtat e punės nė Shqipėri
|
Nė Shqipėri pėr shkak tė nivelit tė prapambetur tė aparatit prodhues tė ekonomisė socialiste tė centralizuar fillimi i viteve 90 ēoi nė mbylljen e qindra mijė vendeve te punės duke e zhytur vendin nė krizėn mė tė madhe tė tregut tė punės dhe kjo papunėsi ėshtė njė nga treguesit qė shpreh periudhėn e vėshtirė tė tranzicionit qė po kalon aktualisht Shqipėria.
Sipas statistikave tė Institutit Shkencor tė Punės nė vitin 1990 ka pasur 1.433.000 tė punėsuar nė tė gjithė sektorėt e ekonomisė, i cili ėshtė zvogėluar nė 933.000 nė vitin 2006, me njė ulje prej 500.000 vetash ose ndryshe 35 % mė pak. Kjo ulje e madhe e punėsimit ėshtė bėrė gradualisht nėpėr vite, por mė e theksuar rėnia e punėsimit ka qenė ne vitet 1992 1993 duke mbetur pa pune mbi 360.000 vetė, Ky numėr i madh tė papunėsh, prej qindra mijė vetash nė vendin tonė gjatė viteve tė tranzicionit, duke mos gjetur vend nė tregun tonė tė punės, i ėshtė drejtuar emigracionit. Ky emigracion sipas studimit tė Ministrisė sė Punės me IOM in, nė vitit 2004 me titull Strategjia Kombėtare pėr Migracionin ka nxjerrė nė dukje se gjatė periudhės 14 vjeēare 1991 2004 nga Shqipėria janė larguar rreth 1.1 milion vetė kryesisht drejt tregut Grek tė punės dhe atij Italian, gjithsej nė masėn 80% tė tyre dhe pjesa tjetėr drejt Anglisė, SH.B.A-sė, Gjermanisė, Kanadasė, etj. Nė kushtet e tranzicionit, tregu i punės nė Shqipėri, nuk ka pėsuar vetėm ndryshime numerike nė uljen e tė punėsuarve, por ka pasur edhe ndryshime strukturore si nė sektorin shtetėror ashtu edhe nė atė privat. Aktualisht numri i tė punėsuarve nė sektorin privat ėshtė mė i lartė nė krahasim mė atė shtetėror duke qėndruar nė raportet 24% me 18%, kurse nė vitin 1990 raporti ishte 0% nė sektorin privat dhe 63 % nė sektorin shtetėror (pjesa tjetėr i takon tė punėsuarve nė sektorin bujqėsor). Legjislacioni E drejta e punės njihet me ligj nė Republikėn e Shqipėrisė pėr tė gjithė shtetasit pa dallim race, ngjyrė, seksi, moshe, bindje fetare apo politike, origjinė kombėtare apo shoqėrore. Nė nenin 49 Tė Kushtetutės sė Shqipėrisė shprehimisht thuhet: Secili ka tė drejtė tė fitojė mjetet e jetesės sė tij me punė tė ligjshme qė e ka zgjedhur ose pranuar vetė. Dokumenti bazė i legjislacionit shqiptar ėshtė Kodi i Punės i cili ėshtė bazuar nė Kushtetutėn e Shqipėrisė dhe hartuar nė pėrputhje me tė gjitha konventat ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Republika e Shqipėrisė si dhe i bazuar nė normat pėrgjithėsisht tė pranuara tė sė drejtės ndėrkombėtare. Ky kod rregullon marrėdhėniet mes punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit me anė tė kontratave individuale dhe kolektive tė punės. Ėshtė e rreptėsishtė e ndaluar nė kod puna e detyruar nė tė gjitha format e saj, qė detyron shtetasit tė punojnė kundėr vullnetit tė tyre. Tė drejtėn e lidhjes sė kontratave tė punės e kanė tė gjithė ata persona qė gėzojnė zotėsi tė plotė pėr tė vepruar sipas dispozitave tė Kodit Civil. Nė kėto kontrata janė parashikuar tė gjitha tė drejtat dhe detyrimet e tė dyja palėve qė i nėnshkruajnė ato si t ė punėdhėnėsit ashtu edhe tė punėmarrėsit. Duke e krahasuar kėtė kod me atė tė vendeve tė tjera mund tė themi se ai ėshtė nė pėrputhje me standardet e vendeve tė tjera tė BE-sė. Situata aktuale Nga tė dhėnat statistikore nė sektorin privat gjatė vitit 2006 numėrohen rreth 224 mijė tė punėsuar apo tė vetėpunėsuar. Inspektorati i Lartė i Punės ėshtė struktura qendrore qė funksionin pranė Ministrisė sė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta qė monitoron tregun e punės nė vend. Nė tė gjithė territorin operojnė Zyrat Lokale dhe Rajonale tė Punės tė cilat varen nga ky inspektoratit, qė trajtojnė problemet e punėsimit nė Shqipėri. Nė kėto zyra kryesisht janė tė regjistruar tė papunėt me arsim tė lartė, kurse shumica e tė papunėve as nuk e marrin mundimin tė regjistrohen duke kėrkuar si rrugė tė vetme punėsimi emigracionin. Njė pjesė e tyre kėrkojnė pėr ndonjė punė tė rastit duke u grumbulluar nė sheshet e qyteteve ku mė i njohuri ėshtė ai para Partizanit tė panjohur nė Tiranė. Duke pėrjashtuar disa nga kompanitė e mėdha dhe serioze tė cilat respektojnė dhe zbatojnė legjislacionin nė fuqi shumica e kompanive nuk janė korrekte si nė marrėdhėnien me punėmarrėsit ashtu edhe strukturat shtetėrorė duke krijuar njė sektor mjaft joformal tė ekonomisė. Tregu i punės aktual ofron vende pune nė katėr sektorė kryesorė: tregti, shėrbime, transport dhe ndėrtim. Pjesa mė e madhe e punėdhėnėsve janė biznesmenė tė vegjėl ose tė mesėm, dhe aktiviteti i tyre pėrfshin: servis makinash, transport, pika karburanti, ndėrtim, shėrbime komunale, shitje malli me shumicė dhe pakicė. Njė pjesė e punėdhėnėsve nuk kanė licencė pėr ushtrim aktiviteti dhe kanė njė sėrė problemesh qė lidhen me detyrimet ndaj shtetit. Nė Shqipėri sistemi i Pėrgjithshėm i Sigurimeve Shoqėrore pėrbėhet nga: Sigurimi Shoqėror i Detyrueshėm, Sigurimi Shoqėror Vullnetar, Sigurimi Shoqėror Suplementar, Pensionet e Posaēme Shtetėrore. Nė kėtė drejtim akoma nuk ėshtė i pėrcaktuar qartė pozicioni i shtetit si rregullator i marrėdhėnieve ndėrmjet punėmarrėsve dhe punėdhėnėsve pavarėsisht se ligji parashikon pagesėn e kėtyre kontributeve nga punėdhėnėsit. Ėshtė pranuar dhe nga organet shtetėrore se njė pėrqindje e madhe e punėmarrėsve janė nė punė tė zezė, njė pjesė nė punė me frikėn e pėrhershme tė pushimit me kontrata diskriminuese etj. Punėsimi i fėmijėve Njė nga fenomenet negative tė periudhės sė tranzicionit nė Shqipėri ėshtė puna e fėmijėve si dhe shfrytėzimi i fėmijėve tė rrugės por nė Shqipėri mungojnė tė dhėnat pėr fėmijėt qė punojnė dhe fėmijėt e rrugės, ndėrkohė qė nė vetvete ky fenomen ėshtė evident dhe pėrbėn njė nga problemet mė shqetėsuese pėr fėmijėt dhe tė dhėnat pėr kėtė problem ofrohen vetėm nga OJF-tė. INSTAT nė studimin Njerėzit dhe Puna nė Shqipėri tė vitit 2004, raporton se 9.8 pėr qind e fėmijėve nga mosha 6-14-vjeē ishin tė pėrfshirė nė punė. Pjesa mė e madhe e kėtyre fėmijėve vijnė nga zonat rurale dhe punojnė nė njėsitė ekonomike-bujqėsore, tė drejtuara nga familjet e tyre. Qendrėn pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve ne Shqipėri CRCA duke pare situatėn e rėndė e shfrytėzimit tė fėmijėve pėr qėllime ekonomike ka pėrgatitur studimin Puna e Fėmijėve dhe Fėmijėt e Rrugės nė Shqipėri nė tė cilin thuhet se Njė ndėr problemet me tė cilat pėrballet sot Shqipėria ėshtė mungesa e legjislacionit tė pėrshtatshėm pėr ndalimin e shfrytėzimit ekonomik tė fėmijėve. Legjislacioni ekzistues nuk e konsideron si punė tė fėmijės, punėsimin e fėmijės nga familja, atė qė nė bazė tė standardeve ndėrkombėtare konsiderohet si punė nė familje ose punė familjare. Mungesa e sanksioneve ndaj familjeve qė shfrytėzojnė krahun e punės sė fėmijės, qoftė nė Kodin e Punės, ashtu edhe nė Kodin Penal, bėn qė fėmijėt shpesh tė gjenden tė pa mbrojtur nga ligji dhe institucionet e zbatimit tė ligjit. Mė tej nė studim thuhet: Qeveria shqiptare, gjatė kėtyre 15 vjetėve ka treguar njė mungesė tė theksuar vėmendjeje pėr eliminimin e shfrytėzimit ekonomik tė fėmijėve dhe zhdukjes sė shkaqeve qė ndikojnė nė ekzistencėn e punės sė fėmijėve. Nė vitin 2005 u miratua Strategjia Kombėtare pėr Fėmijėt nė Shqipėri, e cila pėrbėn njė pėrpjekje serioze tė Qeverisė shqiptare, nė tė cilėn janė parashikuar njė sėrė masash qė Qeveria shqiptare do tė ndėrmarrė pėr tė eliminuar nė mėnyrė progresive punėn e fėmijėve. Ndėr masat kryesore qė mund tė pėrmendim ėshtė mbikėqyrja mė e mirė e tregut formal tė punės, si dhe forcimi i arsimimit, si njė element progresiv kundėr punės sė fėmijėve. Punėsimi i grave Nė Shqipėri, kuadri ligjor nė lidhje me punėsimin madje dhe formimin profesional, parashikon njė sėrė masash me qėllim ndalimin e diskriminimit nė fushėn e punėsimit, veprimtarisė profesionale si dhe pėrfitimeve nga sigurimet shoqėrore. Periudha e tranzicioni ka goditur veēanėrisht seriozisht gratė pėr sa i pėrket punėsimit. Gratė janė pėrjashtuar nga sektorė tė ndryshėm tė punės; kjo lidhet me atė se si gratė pėrkufizohen (kryesisht pėr tu kujdesur pėr familjen), moshėn e tyre, paragjykimet rreth aftėsive tė grave pėr tė kryer detyra tė shkallėve tė ndryshme tė vėshtirėsisė, dhe mungesėn e besimit qė gratė mund tė japin po aq rezultate sa dhe burrat nėse punėsohen nė nivele tė larta. Gratė nuk kanė pushtet ekonomik. Pozicioni i tyre ekonomik ka pasur njė influencė negative nė aftėsinė e tyre pėr tė marrė pjesė nė sektorin e biznesit. Pėr shembull, gratė kanė vėshtirėsi pėr tė marrė kredi financiare, sepse ato zakonisht kanė nė pronėsi shumė kolateral tė vogėl, si pėr shembull prona. Pėr mė tepėr, Shqipėria nuk ka programe tė veēanta huadhėnieje ose asistencė trajnuese pėr gratė qė tė inkurajojnė nismat e tyre tė biznesit. Sipas Shoqatės Refleksione rezulton se pavarėsisht legjislacionit tė miratuar, nė realitet gratė e minoriteteve Rome apo Egjyptiane, si dhe gratė e moshės sė rritur tė mesme, janė tė diskriminuara nė fushėn e punėsimit, pikėrisht pėr shkak tė ngjyrės apo moshės sė tyre. Ndonėse kėto gra mund tė jenė tė trajnuara apo kualifikuara, janė shumė tė rrallė punėdhėnėsit qė pranojnė tė punėsojnė gra me ngjyrė apo gra tė moshės sė rritur tė mesme, pėr shkak tė mentalitetit paragjykues mbi aftėsitė e tyre. Situatėn nė kėtė drejtim duket se ende nuk kanė arritur ta pėrmirėsojnė as masat e parashikuara nė Strategjinė e Punėsimit dhe Formimit Profesional (SPFP - hartuar nga Qeveria shqiptare nė vitin 2003) apo urdhrat dhe vendimet nxjerrė nė vijim tė saj. Pavarėsisht se nė SPFP citohen masa lidhur me programe tė veēanta qė nxisin punėsimin e grave tė moshės sė rritur tė mesme si dhe trajnimin, kualifikimin apo punėsimin e grave Rome, integrimi veēanėrisht i kėtyre dy kategorive nė tregun e punės, ėshtė pothuajse i pamundur. Publikimi i fundit Femra dhe meshkuj 2005 tė INSTAT, analiza e nivelit tė punėsimit sipas gjinisė nė vite, tregon se gjatė periudhės 1994-2004 niveli i punėsimit tė femrave ka qenė dukshėm mė i ulėt se ai i meshkujve. Diferencat midis nivelit tė punėsimit femra meshkuj janė mė tė theksuara nė sektorin privat jo-bujqėsor, ku numri i femrave tė punėsuara zė vetėm 25%, pjesėmarrja e tyre rritet nė sektorin shtetėror ku femrat pėrbėjnė 43.4 % tė tė punėsuarve, ndėrsa nė sektorin privat bujqėsor nivelet e punėsimit janė pak a shumė tė njėjta. Shumica e femrave tė punėsuara vazhdojnė tė punojnė nė sektorė nė tė cilėt femrat tradicionalisht kanė qenė mė tė pėrqendruara. Kėshtu nė arsim ato pėrfaqėsojnė 67.5 pėr qind, nė shėndetėsi rreth 74.7 pėr qind. Megjithatė dhe nė kėta sektorė, vihet re qė gratė janė tė punėsuara kryesisht nė nivelin e specialisteve dhe kur vjen fjala pėr postet drejtuese, sėrish vendin kryesor e zėnė burrat. Pjesėmarrja e tyre bie nė grupin industri, hotele e restorante, tregti, ku meshkujt zėnė njė pėrqindje mė tė lartė. Sektorėt ndėrtim dhe transport/komunikacion dominohen nga meshkujt. Nė grupin e tė papunėve tė regjistruar, analiza sipas gjinisė tregon se femrat pėrbėjnė 47.7 % , kjo nuk ka tė bėjė me nivelin e papunėsisė tek femrat, por me faktin qė femrat janė mė pak tė interesuara tė regjistrohen pėr tė kėrkuar punė duke parė mundėsitė e pakta qė ato kanė nė tregun e punės. Gjithashtu niveli mė i ulėt i punėsimit tek femrat patjetėr qė nxjerr mė pak femra tė regjistruara si tė papuna se meshkuj. Informacioni pėr raportet e pagave ndėrmjet meshkujve e femrave (INSTAT) tregon se pagat e femrave nė sektorin jobujqėsor ishin rreth 27 pėr qind mė tė ulėta se tė meshkujve dhe kjo diferencė ishte mė e theksuar pėr tė punėsuarit nė sektorin privat jobujqėsor, nė krahasim me tė punėsuarit nė sektorin shtetėror. Ky dallim vihet re nė tė gjitha moshat dhe pothuaj nė tė gjitha degėt e ekonomisė. Dallimi gjinor nė pagė ėshtė paksa mė i vogėl nė degėt e arsimit dhe tė administratės publike, rrjedhojė e faktit qė nė kėto degė mbizotėron sektori shtetėror. Paga mesatare pėr njė tė punėsuar nė sektorin shtetėror nė vitin 2004 ėshtė 24,393 lekė. Pėrderisa nuk ekzistojnė ndėrmarrje tė mėdha, gratė kanė pak mundėsi pėr punėsim. Kjo nuk ėshtė e njėjtė pėr burrat qė mund tė emigrojnė pėr punė sezonale qė tė punėsohen nė qytet ose jashtė shtetit. Megjithėse disa agjenci zhvillimi i kanė ndihmuar gratė tė fillojnė biznesin e tyre, nė pėrgjithėsi, ekzistojnė pak mundėsi pėr tė zhvilluar njė biznes nėpėrmjet kredisė si pėr burrat dhe gratė. Lėvizja sindikaliste Gjatė viteve tė regjimit totalitar pėr afro 50 vjet Bashkimet profesionale (tė ashtuquajtura sindikata) janė konsideruar si njė mjet i partisė sė punės dhe qeverisė. Nė statutin e tyre ka qenė pranuar se edukimi dhe bindja ishin mė tė rėndėsishmet se ēdo gjė tjetėr dhe ēdo formė tjetėr e aktiviteteve sindikaliste ka qenė e ndaluar. Ėshtė e vėrtetė se sindikatat kanė njė rol pozitiv nė pėrmbysjen e komunizmit dhe krijimin e pluralizmit nė Shqipėri por ato pranuan terapinė e shokut dhe pushimin e tė punėsuarve nė vend qė tė bėnin tė kundėrtėn. Gjatė kėtyre viteve tė fundit njė fenomen paradoksal ka ndodhur. Ndėrsa nė njėrėn anė numri i tė punėsuarve ėshtė ulur ai i sindikatave ėshtė rritur. Nė Ministrinė e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale janė regjistruar rreth 60 sindikata qė veprojnė nė vend. Krijimi i federative dhe konfederatave ėshtė bazuar nė ligj dhe ėshtė njė proces demokratik, por ėshtė lehtėsisht i dukshėm nonsensi kur ato funksionojnė vetėm me emrin e tyre pa pasur anėtarė; jo vetėm qė nuk i shėrben lėvizjes sindikaliste por dhe e dėmton atė. Megjithatė ėshtė pozitive qė shumica e sindikatave janė bashkuar nė dy konfederata tė mėdha: Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė (BSPSH) dhe Konfederata e Sindikatave tė Shqipėrisė (KSSH). Sindikatat kanė luajtur dhe kanė meritat e tyre nė krijimin e pluralizmit. Pas kėmbėnguljes sė sindikatave ėshtė krijuar Kėshilli Kombėtar i Punės si njė organ trepalėsh nė 1996. Nė kėtė vit ėshtė njė marrėveshje kombėtare ėshtė nėnshkruar mes BSPSH dhe qeverisė pėr here tė pare. Marrėveshja pėrmbante ndėr tė tjera pėrcaktimin e minimumit jetik dhe indeksimin e pagave kundrejt inflacionit. Si rezultat i kėrkesave tė sindikatave disa kushte janė plotėsuar nė ligjin e sigurimit shoqėror (veēanėrisht pėr sa u pėrket pensioneve), sepse pensionet reale janė 50% tė niveleve tė 1990 dhe tani ato mbulojnė gjysmėn e minimumit jetik. Shqipėria ka pak sindikata pasi pėrqindja e punėmarrėsve pranė pronarėve privat ėshtė e vogėl. Kjo ndodh sepse tregu i punės funksionon keq. Punėsimi megjithėse ėshtė dhe duhet tė kuptohet si faktor vendimtar pėr zhvillimin e vendit funksionon shumė dobėt. Pjesa mė e madhe e tė punėsuarve janė nė ndėrmarrje tė vogla ku kryesisht punojnė njerėz tė afėrt, me punėsim joformal, ndėrsa nė ndėrmarrje tė pėrbashkėta me tė huajt, ėshtė shumė e vėshtirė tė ndėrtohen sindikata. Me gjithė pagesėn shumė tė ulėt tė punėmarrėsve, frika qė ata kanė se mund tė humbin vendin e punės, i bėn qė tė nėnshtrohen, tė kenė frikė tė kėrkojnė tė drejtat e tyre, pra shihet sa larg janė sindikatat nga misioni i tyre. Nė dukje shteti shqiptar i ka kryer detyrimet kundrejt sindikatave. Ėshtė e sanksionuar nė kushtetutė, Kodin e Punės, akte nėnligjore etj. Ka njė Ministri tė Punės dhe tė Shanseve tė Barabarta. Nė ēdo rreth ka zyra pune dhe inspektorate tė punės. Kėshilli Kombėtar i punės ėshtė i pėrcaktuar nė Kodin e Punės si pėrbėrje dhe funksionim, por ky kėshill nuk funksionon si organ vendimmarrės dhe nuk ėshtė ngritur akoma Gjykata e Punės. Punėmarrėsit qė kanė qeverinė si punėdhėnėse dhe qė pėrbėjnė pėrqindjen mė tė madhe tė sindikatave janė mė tė organizuara por mė tė pamotivuarat. Kjo gjė ėshtė e pranuar dhe nga qeveria si pėr mėsuesinė, shėndetėsinė. |



