for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Development > Labour skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Korrik 2008

Tė drejtat e punėtorėve nė Kroaci

Nėse e shikojmė nivelin ligjor tė mbrojtjes sė tė drejtave tė punėtorėve nė Kroaci, pa shumė mėdyshje do tė konkludojmė se ai ėshtė i kėnaqshėm nė shkallė tė gjerė, madje edhe sipas standardeve tė Bashkimit Evropian. Me Ligjin e punės ndalohen tė gjitha llojet e diskriminimit tė personave qė kėrkojnė punė ose veēmė janė tė punėsuar – prej diskriminimit tė bazuar nė racė dhe ngjyrė tė lėkurės, obligimet familjare dhe moshė, e deri tė diskriminimi gjinor ose pėr shkak tė orientimit seksual.

Ligji i punės posaēėrisht ndalon ēdo lloj tė qasjes sė njėanshme ndaj shtatzėnave, siē ėshtė refuzimi pėr punėsim apo largimi nga puna, madje edhe kėrkimin e tė dhėnave pėr shtatzėninė e gruas. Po ashtu, prerazi definohet barazia e pagės pėr femra dhe meshkuj pėr kryerjen e llojit tė njėjtė tė punės.

Marrėveshjet e punės pėr kohė tė caktuar - qė punėtorėt i sjellin nė njė pozitė tė pavolitshme - Ligji i konsideron si pėrjashtime, kėshtu qė arritja e tyre ėshtė e kufizuar me qėllim dhe kohė (nuk ėshtė i mundshėm afati mė i gjatė se 3 vjet). Po ashtu, punėdhėnėsi duhet ta njoftoj punėtorin pėr punėt tė tjera qė mund t’i kryejė me marrėveshje pėr kohė tė pacaktuar.

Orari i plotė i punės ėshtė i kufizuar nė dyzet orė pune pėr njė javė, derisa puna jashtė orarit gjithashtu konsiderohet si pėrjashtim me kohėzgjatje maksimale prej dhjetė orėsh dhe me pagė tė ngritur. Nėse puna jashtė orarit zgjat mė shumė se katėr javė rresht, atėherė punėdhėnėsi ėshtė i obliguar qė ta njoftojė inspektoratin pėr kėtė gjė.

Normat ligjore qė kanė tė bėjnė me prishjen e kontratės sė punės pėr shkak tė arsyeve tė punės (qė janė arsyet mė tė shpeshta), po ashtu ngėrthejnė njė mori kufizimesh pėr punėdhėnėsin – prej obligimit pėr t’ia dėshmuar punėtorit se nuk mund t’i ofrojė vend tjetėr tė punės e as ta parakualifikoj atė, deri tė detyrimi pėr t’u kujdesur pėr moshėn e punėtorit dhe ndalimin e punėsimit tė personit tjetėr nė vendin e njėjtė tė punės, nė periudhė prej gjashtė muajsh. Gjithashtu, punėtori nuk mund tė pushohet nga puna pėr shkak tė problemeve shėndetėsore, pushimit tė lehonisė, ose pėr shkak tė paditjes sė punėdhėnėsit.

Afati i pushimit nga puna zgjatet sipas kohės qė punėtori e ka kaluar tė punėdhėnėsi, deri nė 4 muaj pėr punėtorėt mė tė vjetėr se 55 vjet, qė tė punėdhėnėsi kanė punuar mbi 20 vjet. Nėse pėr shkak tė arsyeve tė punės pėrjashtohen mė shumė punėtor (mbi 20), punėdhėnėsi ėshtė i obliguar qė ta hartojė programin e pėrkujdesjes sė punėtorėve tepricė dhe me shkrim ta arsyetojė vendimin e tij para organit kompetent pėr punėsim.

Punėtorėt, nė mėnyrė tė lirė, pa lejen e askujt mund tė krijojnė sindikata, ndėrsa anėtarėsimi nė to ėshtė i lirė. Punėdhėnėsve dhe asociacioneve tė tyre ju ndalohet kontrolli mbi sindikatat, financimi ose mbėshtetja e tyre, ndėrsa ndalohet ēdo lloj i diskriminimit tė punėtorėve pėr shkak tė anėtarėsimit tė tyre nė sindikatė. Sindikatat, sipas kushteve tė parapara me Ligjin pėr kontratė kolektive, mund t’u bėjnė punėtorėve thirrje pėr grevė, mirėpo greva nė polici dhe nė forcat ushtarake ėshtė e kufizuar pėr shkak tė natyrės specifike tė punės.

Mbikėqyrjen e zbatimit tė normave tė tė drejtave tė punės i bėn Inspektorati.

Mirėpo, mu sikur edhe nė fusha tė tjera tė politikės publike, nė Kroaci ekziston njė mospėrputhje e fuqishme nė mes tė mbrojtjes qė parasheh ligji dhe asaj qė ofrohet, respektivisht respektimit tė ligjit. Kėshtu, sipas sindikatave, njė mori punėdhėnėsish i punėsojnė punėtorėt nė tė zezė (pa paguar tatim dhe sigurinė sociale, sigurimin shėndetėsor dhe atė pensional), ndėrsa shumė shpesh punėtorėt i lajmėrojnė me kuotėn mė tė ulėt tė pagės (e cila nė vitin 2006 ishte rreth 2170 kuna bruto, respektivisht 294.57 euro), derisa pjesa tjetėr paguhet “nė dorė”.

Sipas hulumtimit tė Fondacionit evropian pėr pėrmirėsimin e kushteve tė jetės dhe punės www.eurofound.europa.eu pėr kushtet e punės nė Evropė, nė bazė tė orėve tė punuara, Kroacia gjendet nė pjesėn e epėrme tė vendeve tė pėrfshira nė hulumtim: 18 pėr qind e punėtorėve punojnė mė shumė se 48 orė nė javė, ndėrsa 11 % punojnė 7 ditė nė javė. Krahas kėsaj, mė shumė se gjysmės sė punėtorėve nuk ju paguhen orėt e punuara shtesė. Dhe nė fund, shumė ndėrmarrje me muaj tė tėrė nuk i paguajnė rrogat. Tė gjitha kėto shkelje tė ligjit, i pėrcjell avashllėku dhe jo efikasiteti i gjyqėsisė pėr kontestet e punės.

Siē duket, masat e rrepta ligjore tė cilat vėshtirė plotėsohen, nė kombinim me shtetin, qė ėshtė shumė e dobėt pėr t’i detyruar tė gjithė qė t’i respektojnė ato, prodhojnė kundėr-efektin e asaj ēfarė ka menduar ligjvėnėsi: zgjerimin e hapėsirės pėr ekonominė e hirtė ku thuajse nuk vlen asnjė rregull e caktuar.

Kur shikohet pozita e grave nė tregun e punės, e cila po ashtu precizohet me Ligjin e punės, shihet qartė se ajo ėshtė mė e pafavorshme se ajo e meshkujve. Kėshtu, sipas tė dhėnave qė disponojnė Sindikatat e pavarura kroate NHS, gratė nė pėrgjithėsi kanė pagė 10 deri nė 20 pėr qind mė tė ulėt se meshkujt, ndėrsa pjesėmarrja e tyre nė numrin e tė papunėve ėshtė 61 pėr qind. Kjo gjė nuk ėshtė vetėm shkelje e Ligjit por edhe ndarje e rrėnjosur e vendit “mashkullor” dhe “femėror” nė shoqėri - pra edhe kėtu dėshira e ligjvėnėsit pėrkundėr tė gjitha masave tė parapara nuk po behėt realitet.

Nė Kroaci momentalisht veprojnė rreth 400 sindikata dhe shtatė bashkėsi sindikatash (unione) me anėtarėsi tė pėrgjithshme prej 450 000 vetėve (rreth 35% tė tė punėsuarve – para se gjithash nė sektorin publik dhe ndėrmarrjet e mėdha). Megjithatė, ėshtė i njohur fakti se para dhjetė vjetėsh kjo shifėr ka qenė dy herė mė e madhe (tė dhėnat nga NHS). Shumica e sindikatave ėshtė e pavarur nga partitė dhe pushteti, mirėpo dallimet, pėrplasjet e herėpashershme dhe garat qė bėjnė sindikatat dhe drejtuesit e tyre, nė shumėēka (pak a shumė me ose pa arsye) i vėnė nė pikėpyetje pozicionet pėr tė cilat deklarohen.

Aktiviteti themelor i sindikatave ėshtė natyrisht angazhimi pėr arritjen e marrėveshjeve kolektive me punėdhėnėsit nė shkallė tė ndėrmarrjeve, respektivisht tė shoqėrive tė sipėrmarrėsve, nė nivelin e njė dege tė ekonomisė ose tė ekonomisė sė pėrgjithshme. Marrėveshjet mbulojnė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me marrėdhėniet e punės dhe tė drejtat e punėtorėve dhe janė tė obligueshme vetėm pėr anėtarėt e organizatės (punėdhėnėsit dhe punėtorėt) qė e kanė nėnshkruar atė. Mirėpo nėse ministri pėrgjegjės vlerėson se ekziston interesi publik, atėherė marrėveshja kolektive mund tė zgjerohet edhe te personat qė nuk janė nėnshkrues tė saj. Marrėveshja mė e rėndėsishme e tillė, ėshtė ajo e lartėsisė sė pagės mė tė vogėl, qė ėshtė pėrhapur tek tė gjithė punėdhėnėsit dhe punėtorėt brenda shtetit. Megjithatė, sikur edhe vetė sindikatat, shumica e marrėveshjeve kolektive mbulojnė vetėm tė punėsuarit nė sektorin publik dhe nė ndėrmarrjet e mėdha.

Pėr tė kuptuar raportin dhe dinamikėn e bisedimeve nė mes tė sindikatave dhe punėdhėnėsve, por edhe shtetit si palė tė tretė, nė Kroaci (sikur edhe nė pjesėn dėrmuese tė Evropės kontinentale) ėshtė shumė i rėndėsishėm nocioni i partneritetit social. Ai pėrfshin trajtat formale dhe joformale tė bashkėpunimit dhe pėrshtatjes sė interesave vetjake tė kėtyre tri palėve nė fushėn e rregullimit tė punės dhe tregut tė punės.

Forma mė e rėndėsishme e kėtij bashkėpunimi nė nivel nacional ėshtė Kėshilli ekonomik-social (GSV). Bėhet fjalė pėr organin trepalėsh tė Qeverisė, i themeluar me marrėveshje tė tre partnerėve socialė, qė funksionon qė nga viti 1994. GSV-ja pėrbėhet nga njė numėr i madh i sektorėve tematikė (puna dhe politika sociale, politika e pagave dhe e tatimit, marrėveshjet kolektive etj.) qė pėrbėhen nga ekspertėt tė fushave tė caktuara, e njėkohėsisht edhe nga pėrfaqėsuesit e partnerėve socialė. Nė mesin e detyrave kryesore tė GSV-sė bėn pjesė edhe pėrcjellja e politikės ekonomike dhe sociale, dhėnia e mendimeve pėr propozim-ligjet nga fusha e punės, marrėveshjet kolektive dhe zbatimit tė tyre si dhe hartimi i listave pėr pajtuesit dhe arbitrit pėr kontestet e punės.

Nė pėrbėrjen e tashme tė GSV-sė nga ana e shtetit marrin pjesė pėrfaqėsuesit e Qeverisė dhe Ministrisė sė Ekonomisė, Punės dhe Tregtisė. Punėdhėnėsit pėrfaqėsohen nga Shoqata e punėdhėnėsve kroatė, ndėrsa sindikatat pėrfaqėsohen nga gjashtė zyre tė sindikatave qė i plotėsojnė kushtet e pėrfaqėsimit (sė paku 15.000 anėtarė, sė paku 5 sindikata nacionale si anėtarė, veprimtaria nė se paku 11 komuna dhe sė paku 3 marrėveshje kolektive tė arritura nė nivel nacional). Po ashtu kėshillat tė tilla ekonomike, sipas principit tė njėjtė, janė formuar nė tė gjitha komunat kroate.

Edhe pse jo rrallė prej pėrfaqėsuesve tė sindikatave mund tė dėgjohet se partneriteti social shpesh ėshtė mė shumė deklarativ se real, dhe se ky model i ndikimit formal tė interesave tė organizuara mbi politikėn publike ėshtė mė shumė korporativistik se demokratik Korporatizimi, duket sikur partneriteti social, sė paku tash pėr tash, nuk ka alternativė.

Megjithatė, sot ka gjithnjė e mė shumė probleme me tė cilat ballafaqohen punėtorėt nė Kroaci, ndaj tė cilave baza e tashme ligjore pėr mbrojtjen e punėtorėve pa marrė parasysh efikasitetin e saj, nuk ėshtė nė gjendje t’u pėrgjigjet. Njė prej problemeve tė tilla ka tė bėjė me firmat e vogla private, ku shumė masa mbrojtėse gjatė punėsimit thjesht nuk mund tė zbatohen. Punėtorėt e kėtyre firmave nė tė shumtėn e rasteve nuk janė anėtarė tė sindikatave (pėr shkak tė pamundėsisė sė organizimit dhe pėr shkak tė presionit tė shtuar tė punėdhėnėsve) ndėrsa tė drejtat e tyre as qė janė marrė parasysh nė marrėveshjet kolektive. Sipas tė dhėnave tė NHS-it, sot nė Kroaci janė rreth 1 milion punėtorė tė tillė.

Problemi tjetėr qė e bėn tė pafuqishme mbrojtjen klasike tė punėtorėve ka tė bėjė me ndryshimin gradual tė tregut tė punės. Ky ndryshim vėrehet nė pėrhapjen gjithnjė e mė tė madhe tė punės me afat tė caktuar kohor, punėn me marrėveshje pėr vepėr (puna honorar), puna tė disa punėdhėnės, punėsimi sezonal etj. Punėtorėt me punėsim tė tillė nuk anėtarėsohen nė sindikata dhe as nė sistemin e marrėveshjeve kolektive.
Kjo gjė nė shumė raste sjellė deri tė situata ku punėtorėt nė tėrėsi i nėnshtrohen vullnetit tė punėdhėnėsit (pėr shembull, jo rrallė ndodhė qė marrėveshjet pėr punė me afat tė caktuar tė vazhdohen nė pafundėsi, duke e riemėruar pozitėn nė vendin e punės).

Mirėpo pėrhapja e punės atipike, pa marrė parasysh pengesat, tregon se nė kushtet e ekonomisė sė hapur siē ėshtė ajo e Kroacisė, pėr qėndrueshmėrinė e konkurrencės sė kompanive, qartė shihet se nevojitet fuqia punėtore mė fleksibile. Koncepti i tregut tė punės, ku punėtorėt punojnė tėrė jetėn e tyre nė njė vend tė caktuar tė punės, duke shfrytėzuar vetėm njė shkathtėsi nė njė ndėrmarrje tė madhe me hierarki, ēdo ditė e mė pak ėshtė e qėndrueshme. Fleksibiliteti i punės ndėrkaq, nuk ka tė bėjė vetėm me lirinė mė tė madhe tė punėtorit nė organizimin e punės dhe kohės vetjake. Nė kėtė kontekst edhe sindikatat edhe shteti nuk duhet tė luftojnė pėr mbajtjen e konceptit tė punės qė ka praruar para njėzet ose tridhjetė vjetėsh, por duhet gjetur mėnyrat si tė mbrohen tė drejtat e punėtorėve nė rrethanat e ndryshuara.

Problemi i tretė dhe ndoshta mė i rėndė ėshtė ai i papunėsisė. Shkalla e papunėsisė nė Kroaci sillet rreth 17 pėr qind, ndėrsa numri i pėrgjithshėm i tė punėsuarve ėshtė 54, 9 pėr qind e popullsisė (NHS). Nė kėtė situatė, qė kėrcėnon me shkatėrrimin e sistemit tė pėrgjithshėm tė mbrojtjes sociale, megjithatė nuk ėshtė e mundshme t’i pėrgjigjesh me masa tė mbrojtjes sė punėtorėve, ndėrsa shumėkush konsideron se zgjidhja e saj ėshtė nė kundėrshtim me shkallėn e lartė tė mbrojtjes sė punėtorėve.
Nė fakt, sa mė tė mėdha qė janė kufizimet ligjore pėr punėdhėnėsin, ndėrsa tė punėsuarit tė mbrojtur (nga humbja e vendit tė punės dhe pagave tė ulėta), shpenzimet e punėsimit tė punėdhėnėsve janė mė tė larta, ndėrsa kėrkesa pėr punė mė e vogėl.
Pėrgjigjen ndaj problemit tė papunėsisė assesi nuk mund tė jetė zvogėlimi i tė drejtave tė punėtorėve, mirėpo gjithsesi ėshtė e nevojshme qė tė vendoset caku i punėsimit dhe pėrshtatjes sė tė drejtave tė punėtorėve nė tregun e punės, para atij tė mbajtjes sė punėtorėve ekzistues nė tregun e njėjtė tė punės.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel