Prezenca e OSBE-sė zhvillon seminare pėr ligjin kundėr dhunės nė familje
|
Gjykatės, prokurorė dhe policė shqiptarė morėn pjesė nė disa seminare pėr ndihmesėn ndaj viktimave tė dhunės nė familje, tė zhvilluara gjatė dy javėve tė fundit. Ato u organizuan nga Presenca e OSBE-sė nė Shqipėri, Kėshilli i Evropės dhe Shkolla e Magjistraturės dhe u pėrqendruan nė Ligjin pėr Masa ndaj Dhunės nė Marrėdhėniet Familjare, e cili do tė hyjė nė fuqi nė qershor.
Mbi 120 pjesėmarrės nga Gjirokastra, Vlora dhe Tirana diskutuan risitė kryesore qė sjell ligji dhe si tė kėrkojnė dhe lėshojnė urdhra mbrojtjeje kundėr dhunuesve. Maya Goldstein, Kėshilltare e Lartė e Prezencės pėr Ēėshtjet Gjyqėsore, tha se raportet e pėrgatitura nga OSBE-ja kanė konstatuar se krimet e dhunės nė familje nuk hetohen dhe nuk dėnohen siē duhet. Fuqia e re qė u jepet gjykatave pėr tė lėshuar urdhra civilė mbrojejtje u ofron viktimave tė dhunės zgjidhje tė shpejta dhe tė pėrballueshme dhe jep mesazhin qė dhunuesit do tė pėrgjigjen para ligjit, shtoi ajo. Prezenca e OSBE-sė ndihmoi nė hartimin e ligjit kundėr dhunės nė familje, i pari i kėtij lloji nė Shqipėri. Ligji u propozua nga shoqėria civile dhe u miratua nga Kuvendi mė 18 dhjetor 2006. Ai idetyron strukturat shtetėrore tė pėrgjigjen menjėherė ndaj rasteve tė dhunės nė familje dhe tė mbrojnė viktimat. Seminaret ishin pjesė e projektit tė Prezencės tė quajtur Aksesi i Grave nė Sistemin e Drejtėsisė. Nė kuadėr tė kėtij projekti, 50 avokatė u trajnuan pėr ligjin, gjatė muajit mars, nė Tiranė dhe Vlorė. Veprimtaritė e ardhshme tė Prezencės nė kėtė fushė do tė pėrfshijnė trajnimin e shoqatave jofitimprurėse mbi ligjin e ri. |



