for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Politics > Codes of conduct skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
08 Gusht 2008

Zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė me lista tė hapura

Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian bashkė me Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve tashmė kanė nisur aftėsimin e ekipeve tė tyre, pėr tė pėrdorur listat e hapura nė zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė, kanė deklaruar pėr media zyrtarė tė OSBE-sė nė Kosovė.

Ndėrkohė qė ende nuk dihet se kur do tė mbahen zgjedhjet e reja nė Kosovė, pasi kjo varet nga pėrcaktimi i statusit tė Kosovės, OSBE-ja po punon me Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, qė ėshtė njė trup institucional vendor, qė do tė udhėheqė tė gjitha operacionet zgjedhore nė zgjedhjet e ardhshme, ka deklaruar pėr EL, Sven Lindholm, zėdhėnės i OSBE-sė nė Prishtinė.

OSBE-ja tashmė po e kryeson grupin transitor pėr zgjedhjet, qė po merret me parimet qė do tė propozohen pėr sistemin zgjedhor, qė do tė aplikohet edhe nė zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė.

Ka qenė kėrkesė e shumicės sė partive politike, qė nė zgjedhjet e ardhshme tė votohet me lista tė hapura, nė mėnyrė qė votuesit tė mund tė votojnė pėr kandidatėt, e jo vetėm pėr partitė, si deri mė tash.

“Komisioni Qendror do ta ketė rolin udhėheqės, mirėpo OSBE-ja me pėrvojėn e saj do tė jetė aty, pėr tė ndihmuar qė procesi tė ndjekė rrjedhėn e duhur qė nga fillimi deri nė fund”, ka thėnė Lindholm.

Zgjedhjet e fundit nė Kosovė kanė qenė ato tė vitit 2004, qė janė mbajtur pėr Parlamentin e Kosovės. Ndėrkohė qė mandatet e deputetėve aktualė skadojnė nė dhjetor tė kėtij viti, mandatet e kėshilltarėve nė asambletė komunale tashmė kanė skaduar. Nė anėn tjetėr, sipas propozimit tė Ahtisaarit, zgjedhjet nė Kosovė do tė mbaheshin jo mė herėt se nėntė muaj pas miratimit tė rezolutės, qė do tė definonte statusin e Kosovės.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel