Nėnshkruhet Memorandumi pėr pėrgatitjen e zgjedhjeve tė ardhshme
|
Ministria e Shėrbimeve Publike dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanė nėnshkruar tė hėnėn, Memorandumin e mirėkuptimit pėr pėrgatitjen e zgjedhjeve tė ardhshme lokale e parlamentare nė Kosovė.
Sipas pėrfaqėsuesve tė OSBE-sė dhe Ministrisė sė Shėrbimeve Publike, ėshtė nė interes tė Kosovės qė edhe kėto zgjedhje tė jenė demokratike dhe tė pėrgatitura mirė dhe me standarde evropiane. Shefi i misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, Werner Wnendt, ka potencuar se zgjedhjet duhet tė jenė tė pėrgatitura nė bazė tė standardeve evropiane dhe do tė jenė nė pėrgjegjėsi tė institucioneve vendore, mirėpo OSBE-ja do tė ofrojė mbėshtetje nė trajnimin e personelit. Ndėrsa sa i pėrket kohės sė mbajtjes sė zgjedhjeve, Wnendt theksoi se nuk dihet koha e saktė se kur do tė mbahen, mirėpo nuk duhet tė tejkalohet periudha gjashtėmujore prej miratimit tė rezolutės pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit. Ndėrkaq sa i pėrket sistemit tė zgjedhjeve tė ardhshme ministrja e Shėrbimeve publike, Melihate Tėrmkolli, tha se personalisht ėshtė pėr zgjedhje me lista tė hapura, mirėpo pėr kėtė mbetet tė vendosin subjektet politike nė vend. |



