for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Politics > Geopolitics skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
25 Korrik 2008

Kosovarėt mėsojnė pėr integrimet evropiane

Agjencia pėr Integrime Evropiane, qė vepron nė kuadėr tė Zyrės sė kryeministrit tė Kosovės, nė bashkėpunim me mediat kosovare, kanė organizuar tė hėnėn njė punėtori me pėrfaqėsues tė zyrave pėr informimit tė tė gjitha ministrive tė Qeverisė sė Kosovės, mė qėllim tė krijimit tė partneritetit tė mirėfilltė ndėrmjet tyre.

Ky aktivitet i Agjencisė pėr Integrime Evropiane, ėshtė ndėrmarrė nė kuadėr tė njė mori aktivitetesh tė tjera pėr tė shėnuar 9 majin, Ditėn e Evropės.

“Kemi ndėrmarrė aktivitete tė shumta pėr ta shėnuar kėtė ditė nė Bashkėpunim mė Zyrėn Ndėrlidhėse tė Komisionit evropian, tė cilat kanė tė bėjnė me proceset e integrimeve evropiane”, tha shefi i Agjencisė Pėr Integrime Evropiane, Shenoll Muharremi.

“Partneriteti me media ėshtė mė sė i domosdoshėm, nė mėnyrė qė qytetarėt tė kenė njohuri mė tė mėdha se ēfarė po vendoset nė Bashkimin Evropian, nė Parlamentin e Evropės e institucione tė tjera tė Brukselit, qė kanė tė bėjnė me Kosovėn”, shtoi ai.

Nė kėtė punėtori, pėr rėndėsinė e integrimeve evropiane, foli edhe Renzo David, shef i Zyrės Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian nė Prishtinė, si dhe Augustin Palokaj, korrespodent shumėvjeēar i “Kosovės ditore”, nga Brukseli.

Sipas njė sondazhi tė bėrė nga Agjencia Kosovare pėr Integrime Evropiane, 95 pėr qind tė kosovarėve mbėshtesin integrimin e Kosovės nė BE, duke mos ditur se pėrveē pėrfitimeve tė shumta, Kosova mbi supe do tė marrė edhe shumė obligime. Andaj, partneriteti me media ėshtė mė se i domosdoshėm, u tha nė kėtė punėtori.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel