MJAFT! "mbyll" Ministrinė e Mjedisit!
|
Disa aktivistė tė Lėvizjes MJAFT!, tė veshur me maska kundragaz, e shpallėn javėn e kaluar Ministrinė e Mjedisit tė mbyllur!
Nė pikun e ritmit rutinor tė punės brenda kėtij dikasteri, ata e rrethuan murin e saj tė jashtėm, buzė rrugės sė Durrėsit me shirita mbi tė cilat vendosėn parrullėn ku shkruhej me gėrma tė mėdha Mbyllur.
Leart Kola, aktivist i MJAFT!, tha se Si mund tė presėsh qė shkatėrrimi i mjedisit tė ndalet nė Shqipėri, kur titullari i kėsaj ministrie ėshtė njė prej ndotėsve mė tė mėdhenj nė Shqipėri, dhe njė prej biznesmenėve mė tė fuqishėm qė importojnė goma tė pėrdorura, shumica e tė cilave pėrfundojnė pėr tu djegur nė furrat e gėlqeres. Nuk besoj tė ketė njeri qė ta njohė mė kėtė ministri, tė cilėn mė mirė mos ta kesh, sepse ndoshta ashtu do tė mund tė ndalej shkatėrrimi i mėtejshėm!. Kola shtoi mė tej, se do tė ishte shumė mirė qė kryeministri Sali Berisha, nga njė leksion pianoje nė tjetrėn, tė zhvillonte njėcikė mė shumė edhe shqisat pėr tė dėgjuar ankesat apo hallet e qytetarėve. Kjo ishte forma origjinale me tė cilėn Lėvizja MJAFT! reagoi kundėr ndotjes sė mjedisit, qė pėr fatin tonė tė keq, ka mes protagonistėve kryesorė, vetė ministrin e Mjedisit, Lufter Xhuveli. Pėr kėtė arsye, pak ditė mė parė aktivistė tė MJAFT!, i dhuruan Xhuvelit njė gomė tė pėrdorur, teksa ai po mbante njė leksion nė Ditėn e Tokės. Por sot, nė njė dalje tė pamenduar para medias, njė zėdhėnės i z. Xhuveli mohoi qė shefi i tij tė ketė lidhje me importin e gomave tė pėrdorura nė Shqipėri. Kėto janė shpifje dhe akuza vetėm pėr motive politike, nxitoi tė deklarojė zėdhėnėsi, nė emėr tė z. Xhuveli. Ky i fundit nuk u shfaq nė asnjė moment tė kėtij aksioni. Ndėrkohė, Zyra e Shtypit e Lėvizjes MJAFT!, ka siguruar njė dokument origjinal, zyrtar dhe tė firmosur sipas tė gjitha rregullave tė shtetit, qė vėrteton se ėshtė pikėrisht familia Xhuveli pronarja e fabrikės sė riveshjeve tė gomave, nė Fier, fakt ky i denoncuar fillimisht nė media. Ka njė tė vėrtetė, nė fakt, nė atė qė thotė zėdhėnėsi i Ministrisė sė Mjedisit: fabrika nuk ėshtė pronė e z. Xhuveli vetė, por pronė e familjarėve tė tij |



