for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
08 Shtator 2008

KShH:Vendim i nxituar me pasoja tė dėmshme

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ndjekur me vėmendje dhe shqetėsim debatin lidhur me urdhėrin e KKRT-sė pėr heqjen nga pika e “Taraboshit” tė antenave tė “Vizion+” dhe “Top Channel” qė mundėsuan pėrhapjen e sinjalit tė kėtyre stacioneve nė territorin e Shkodrės.

Ky vendim drastik dhe i pakonsultuar paraprakisht jusitifikohet me nevojėn pėr zbatimin e ligjit, kur dihet se mos-rregullimi i kėtij problemi nuk ka ndodhur pėr fajin e televizioneve ndaj tė cilėve aplikohet masa e mėsipėrme.

KSHH mendon se zvarritjet burokratike dhe mungesa e vullnetit politik janė shkaqet kryesore pėr mos-amendimin nė kohėn e duhur tė legjislacionit pėrkatės objekt diskutimi.
Nė kėtė vėshtrim, zbatimi formal i ligjit pa marrė parasysh pasojat veē tė tjerave, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe qėllimin e ligjit qė synojnė garantimin e mediave tė lira dhe tė drejtėn e informimit.

KSHH vlerėson dhe mbėshtet reagimin e qytetarėve qė nuk pajtohen me njė vendim tė tillė pikėrisht sepse ata privohen padrejtėsisht nga informacioni i domosdoshėm qė marrin nėpėrmjet operatorėve televizivė qė siē dihet luajnė njė rol tė pazėvendėsueshėm.
KSHH, marrjen e kėsaj mase nga KKRT e konsideron tė nxituar edhe pėr faktin se vetė institucioni ka deklaruar se ky problem do tė zgjidhet brenda njė kohe relativisht tė shkurtėr. Ėshtė kjo arsyeja qė pėr KSHH-nė ėshtė e pakuptimtė pėrse ky nxitim kaq i madh kur dihet se kjo gjendje ėshtė toleruar prej disa vjetėsh, gjė qė vėrtetohet edhe nė memorandumin e nėnshkruar mes KKRT-sė dhe OSBE-sė pėr prodhimin e kartės sė frekuencės.

KSHH mendon se KKRT-ja mund tė mos kalonte deri nė marrjen e masave tė tilla, por tė
jepte liēensa rajonale ose kombėtare nė pėrputhje me fushat e lira, qė siē thuhet, ekzistojnė nė Shqipėri.

KSHH shpreh shqetėsimin e tij edhe pėr faktin se urdhėri i KKRT-sė godet fillimisht
televizionet mė tė fuqishme qė kanė justifikuar edhe para publikut rolin e tyre
informues dhe edukativ, sikur kėto dy televizione tė ishin shkelėsit mė tė mėdhenj tė
ligjit. Pėr KSHH-nė, masa tė tilla, krijojnė pėrshtypjen e qėndrimeve selektive,
pavarėsisht nga deklaratat se ky operacion do tė shtrihet edhe ndaj televizioneve tė tjera.
Pėr KSHH-nė, nėse do tė ndodhte kjo, pasojat e dėmshme do tė ishin edhe mė tė rėnda.
KSHH mendon se detyra kryesore e KKRT-sė ėshtė garantimi i mbrojtjes sė
mediave tė lira dhe si pasojė, informimi i pandėrprerė dhe objektiv i publikut tė
gjerė. Nė kėtė aspekt, i rėndėsishėm ėshtė edhe pėrmirėsimi i mėtejshėm i legjislacionit
nė kėtė fushė.

KSHH e shikon tė nevojshme t’i sugjerojė KKRT-sė tė rivlerėsojė masat e marra
ndaj televizioneve tė mėsipėrme dhe tė sigurojė tė drejtėn e informimit nė ato vende
ku kjo e drejtė ėshtė kufizuar.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel