KShH:Vendim i nxituar me pasoja tė dėmshme
|
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ndjekur me vėmendje dhe shqetėsim debatin lidhur me urdhėrin e KKRT-sė pėr heqjen nga pika e Taraboshit tė antenave tė Vizion+ dhe Top Channel qė mundėsuan pėrhapjen e sinjalit tė kėtyre stacioneve nė territorin e Shkodrės.
Ky vendim drastik dhe i pakonsultuar paraprakisht jusitifikohet me nevojėn pėr zbatimin e ligjit, kur dihet se mos-rregullimi i kėtij problemi nuk ka ndodhur pėr fajin e televizioneve ndaj tė cilėve aplikohet masa e mėsipėrme. KSHH mendon se zvarritjet burokratike dhe mungesa e vullnetit politik janė shkaqet kryesore pėr mos-amendimin nė kohėn e duhur tė legjislacionit pėrkatės objekt diskutimi. Nė kėtė vėshtrim, zbatimi formal i ligjit pa marrė parasysh pasojat veē tė tjerave, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe qėllimin e ligjit qė synojnė garantimin e mediave tė lira dhe tė drejtėn e informimit. KSHH vlerėson dhe mbėshtet reagimin e qytetarėve qė nuk pajtohen me njė vendim tė tillė pikėrisht sepse ata privohen padrejtėsisht nga informacioni i domosdoshėm qė marrin nėpėrmjet operatorėve televizivė qė siē dihet luajnė njė rol tė pazėvendėsueshėm. KSHH, marrjen e kėsaj mase nga KKRT e konsideron tė nxituar edhe pėr faktin se vetė institucioni ka deklaruar se ky problem do tė zgjidhet brenda njė kohe relativisht tė shkurtėr. Ėshtė kjo arsyeja qė pėr KSHH-nė ėshtė e pakuptimtė pėrse ky nxitim kaq i madh kur dihet se kjo gjendje ėshtė toleruar prej disa vjetėsh, gjė qė vėrtetohet edhe nė memorandumin e nėnshkruar mes KKRT-sė dhe OSBE-sė pėr prodhimin e kartės sė frekuencės. KSHH mendon se KKRT-ja mund tė mos kalonte deri nė marrjen e masave tė tilla, por tė jepte liēensa rajonale ose kombėtare nė pėrputhje me fushat e lira, qė siē thuhet, ekzistojnė nė Shqipėri. KSHH shpreh shqetėsimin e tij edhe pėr faktin se urdhėri i KKRT-sė godet fillimisht televizionet mė tė fuqishme qė kanė justifikuar edhe para publikut rolin e tyre informues dhe edukativ, sikur kėto dy televizione tė ishin shkelėsit mė tė mėdhenj tė ligjit. Pėr KSHH-nė, masa tė tilla, krijojnė pėrshtypjen e qėndrimeve selektive, pavarėsisht nga deklaratat se ky operacion do tė shtrihet edhe ndaj televizioneve tė tjera. Pėr KSHH-nė, nėse do tė ndodhte kjo, pasojat e dėmshme do tė ishin edhe mė tė rėnda. KSHH mendon se detyra kryesore e KKRT-sė ėshtė garantimi i mbrojtjes sė mediave tė lira dhe si pasojė, informimi i pandėrprerė dhe objektiv i publikut tė gjerė. Nė kėtė aspekt, i rėndėsishėm ėshtė edhe pėrmirėsimi i mėtejshėm i legjislacionit nė kėtė fushė. KSHH e shikon tė nevojshme ti sugjerojė KKRT-sė tė rivlerėsojė masat e marra ndaj televizioneve tė mėsipėrme dhe tė sigurojė tė drejtėn e informimit nė ato vende ku kjo e drejtė ėshtė kufizuar. |



