for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Information & media skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
29 Gusht 2008

Gazeta JAVA fiton ēmimin “Signal for Europe 2006"

Me rastin e Ditės sė Evropės, mė 9 maj, gazeta Java, ėshtė shpėrblyer me ēmimit prestigjioz - Press Freedom Award - Signal for Europe 2006", qė tradicionalisht e ndajnė Reporterėt pa Kufij tė Austrisė.

Ceremonia e ndarjes sė ēmimit u bė nė ambientet e Parlamentit tė Austrisė, ndėrsa presidentja e Reporterėve pa Kufij, Rubina Moehring, tha se kėtė vit ēmimin ia dhamė Migjen Kelmendit pėr gazetėn e tij JAVA, e cila “prezanton njė shembull unik tė Shtypit tė lirė nė median kosovare”.

Fjala e hapjes nė ceremoninė e ndarjes sė ēmimit e mbajti, kryetarja e Parlamentit tė Austrisė, Barbara Prammer, ndėrkaq nė emėr tė jurisė, arsyetimin e ndarjes sė ēmimeve tė sivjetme e bėri ish-ministri Jashtėm i Austrisė, Albert Rohan.

Rohan, mes tjerash, argumentoi se JAVA pėrfaqėson njė model tė Shtypit tė Lirė i cili fton pėr debat, kultivon gjuhėn amtare tė kosovarėve dhe ka guximin pėr tė marrė qėndrime.

Nė fjalėn e tij falėnderuese, Migjen Kelmendi, ritheksoi se Evropa ėshtė qėllimi dhe caku i shoqėrisė kosovare. “Apeloi te ky forum i lartė qė nė njė mėnyrė tė zbutet regjimi Shengen i vizave pėr t’ia bė tė mundur rinisė kosovare me dalė, me pa, dhe me njoft kultura e gjuhė, njerėz e vende, me u familiarizu me Evropėn”, ka thėnė Kelmendi.

Kelmendi po ashtu theksoi se vetė ekzistenca e JAVĖS pėr 6 vjet nė kontekstin kosovar, flet e dėshmon se Shtypi i Lirė ėshtė i mundur, por ajo qė mungon ėshtė se “Modeli i shtypit tė lirė dhe tė pavarur nuk ėshtė dominant sot n'Kosovė”.

Me kėtė ēmim u laureua edhe radio emisioni ”Pescanik”, i autoreve Svetlana Vukoviq dhe Svetlana Lukiq nga Beogradi.

“Ēmimi ‘Press Freedom Award - Signal for Europe 2006’, qė fitoi gazeta JAVA, ėshtė ēmimi i parė prestigjioz nė historinė e medias kosovare. Me kėtė ēmim, gazeta JAVA solli nė Kosovė pėr herė tė parė nė historinė e medias kosovare njė medalje ndėrkombėtare, duke e fuqizuar idenė se Shtypi i Lirė ėshtė i mundur nė konditat kosovare dhe duke i dhėnė drejtimin zhvillimit tė Medias sė Lirė dhe tė Pavarur nė Kosovė”, thuhet nė njoftimin e Press-deskut tė gazetės JAVA.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel