Me rastin e Ditės sė Evropės, mė 9 maj, gazeta Java, ėshtė shpėrblyer me ēmimit prestigjioz - Press Freedom Award - Signal for Europe 2006", qė tradicionalisht e ndajnė Reporterėt pa Kufij tė Austrisė.
Ceremonia e ndarjes sė ēmimit u bė nė ambientet e Parlamentit tė Austrisė, ndėrsa presidentja e Reporterėve pa Kufij, Rubina Moehring, tha se kėtė vit ēmimin ia dhamė Migjen Kelmendit pėr gazetėn e tij JAVA, e cila prezanton njė shembull unik tė Shtypit tė lirė nė median kosovare.
Fjala e hapjes nė ceremoninė e ndarjes sė ēmimit e mbajti, kryetarja e Parlamentit tė Austrisė, Barbara Prammer, ndėrkaq nė emėr tė jurisė, arsyetimin e ndarjes sė ēmimeve tė sivjetme e bėri ish-ministri Jashtėm i Austrisė, Albert Rohan.
Rohan, mes tjerash, argumentoi se JAVA pėrfaqėson njė model tė Shtypit tė Lirė i cili fton pėr debat, kultivon gjuhėn amtare tė kosovarėve dhe ka guximin pėr tė marrė qėndrime.
Nė fjalėn e tij falėnderuese, Migjen Kelmendi, ritheksoi se Evropa ėshtė qėllimi dhe caku i shoqėrisė kosovare. Apeloi te ky forum i lartė qė nė njė mėnyrė tė zbutet regjimi Shengen i vizave pėr tia bė tė mundur rinisė kosovare me dalė, me pa, dhe me njoft kultura e gjuhė, njerėz e vende, me u familiarizu me Evropėn, ka thėnė Kelmendi.
Kelmendi po ashtu theksoi se vetė ekzistenca e JAVĖS pėr 6 vjet nė kontekstin kosovar, flet e dėshmon se Shtypi i Lirė ėshtė i mundur, por ajo qė mungon ėshtė se Modeli i shtypit tė lirė dhe tė pavarur nuk ėshtė dominant sot n'Kosovė.
Me kėtė ēmim u laureua edhe radio emisioni Pescanik, i autoreve Svetlana Vukoviq dhe Svetlana Lukiq nga Beogradi.
Ēmimi Press Freedom Award - Signal for Europe 2006, qė fitoi gazeta JAVA, ėshtė ēmimi i parė prestigjioz nė historinė e medias kosovare. Me kėtė ēmim, gazeta JAVA solli nė Kosovė pėr herė tė parė nė historinė e medias kosovare njė medalje ndėrkombėtare, duke e fuqizuar idenė se Shtypi i Lirė ėshtė i mundur nė konditat kosovare dhe duke i dhėnė drejtimin zhvillimit tė Medias sė Lirė dhe tė Pavarur nė Kosovė, thuhet nė njoftimin e Press-deskut tė gazetės JAVA.
|