for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Polķtica > Democracia skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
25 Korrik 2008

Siguria vjen me krijimin e besimit ndėretnik

Nė tryezėn "Kosova gjatė procesit tė statusit", tė organizuar tė hėnėn nga Projekti pėr Marrėdhėnie ndėretnike, ku kanė marrė pjesė udhėheqės tė lartė ndėrkombėtarė e vendor dhe tė partive politike, ėshtė vlerėsuar se krijimi i besimit ndėretnik dhe lirimi nga frika, ėshtė ēelėsi i arritjes sė sigurisė nė Kosovė.

Drejtori ekzekutiv i Projektit Marrėdhėniet Etnike, Aleks Grigorev, theksoi se megjithėse pala shqiptare nuk ka shumė mundėsi qė tė zgjedhė bashkėbiseduesit e tyre tė komunitetit serb, ky bashkėpunim duhet tė fillojė dhe atė nė tėrėsi.

Sipas Grigorevit, komuniteteve u duhet lėnė mundėsi tė bėjnė ēfarė duan me vetveten dhe kjo do tė kthente besimin, njėherėsh edhe me realizimit e tė drejtave tė pakicave mund tė ketė siguri. "Sipas meje ka ardhur koha e intensifikimt tė komunikimit me komunitete dhe qė tė bashkėpunojnė dhe tė kenė qasje mė proaktive, tė jenė nė terren dhe tė bisedohet me qytetarė, dhe kjo tė bėhet jo vetėm nga liderėt e komuniteteve, por edhe nga krerėt e institucioneve, siē janė ato tė sigurisė", tha ai.

Udhėheqėsja e projektit, Livia Plaks, e vlerėsoi shumė kėtė tryezė, pasi qė sipas saj, u trajtua njė ēėshtje shumė e rėndėsishme - nėse statusi do tė garantojė siguri apo jo. Ajo po ashtu tha se ka nevojė pėr njė komunikim mė tė madh dhe se ai aktual ėshtė i pamjaftueshėm ndėrmjet shumicės dhe pakicės.

Grigorev ndėrkaq nga ana e tij theksoi se diskutuesit kanė vlerėsuar se potencial i pakėnaqėsive ėshtė pasiguria dhe ajo mund tė burojė nga frika dhe nga mosbesimi, tė cilat sipas tyre kryesisht janė rrjedhojė e moskomunikimit.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel