for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Politics > Corruption & transparency skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
09 Korrik 2008

Agjensioni Antikorrupsion mbron tė korruptuarit

Agjensioni u pėrball njė kohė tė gjatė me vėshtirėsi tė shumta duke qenė se vullneti politik i Qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės pėr ta luftuar korrupsionin mungonte. Duke pasur parasysh kėtė, shpresat pėr njė rezultat tė rėndėsishėm tė Agjensionit Antikorrupsion mund tė jenė konsideruar naive. Skepticizmi nė punėn e agjensionit fillimisht ka buruar nga praktikat tepėr tė shpeshta tė korrupsionit nė institucionet kosovare, por puna e Agjensionit muajve tė fundit vetėm sa ka konfirmuar pozicionin krejtėsisht inferior tė tij ndaj politikės.

Agjensioni ka filluar procesin e regjistrimit tė pasurisė, i cili nė njė masė edhe ka pėrfunduar. Pa hyrė nė dyshimin pse pas pėrfundimit tė afatit, numri i zyrtarėve qė nuk kanė deklaruar pasurinė ėshtė zvogėluar nga Agjensioni Antikorrupsion, duhet pasur vėmendjen tek njė aspekt tjetėr i shkeljes fundamentale qė e ka pėrcjellur kėtė proces. Duke keqinterpretuar Ligjin Antikorrupsion, Agjensioni ia ka mohuar tė drejtėn publikut kosovar qė tė dijė pėr pasurinė e liderėve politik dhe zyrtarėve tė lartė publik.

Zyrtarėt e Agjensionit Antikorrupsion kanė refuzuar tė publikojnė tė dhėnat mbi pasuritė e politikanėve duke iu dhėnė gazetarėve njė arsyetim krejtėsisht tė pabazuar nė ligj. Ata, me qėllim, pėrdorin gabimisht Artikullin 44 tė Ligjit Antikorrupsion qė mbulon aspektin e konfidencialitetit tė informacionit si mbėshtetje pėr mosbotimin e tė dhėnave mbi pasurinė e deklaruar tė politikanėve e zyrtarėve publik.

Pėrfaqėsuesit e Agjensionit Antikorrupsion kanė pėrdorur artikullin 44, gjegjėsisht termin “sekret zyrtar”, si kategori pėr ta fshehur informacionin mbi pasurinė e politikanėve dhe zyrtarėve publik kosovar. Kėtu fjala ėshtė pėr sekretin zyrtar qė ka lidhje me mėnyrėn e fitimit tė informacioneve dhe punėn e agjensionit nė pėrgjithėsi, sikundėr qė sekret zyrtar kanė tė gjitha organizmat qė nėnshkruajnė njė kontratė me njė punėmarrės, por kėtu nuk ėshtė fjala pėr informacionin mbi pasurinė e zyrtarėve publik a politikanėve. Duke bėrė kėtė interpretim, Agjensioni Antikorrupsion ka thyer Ligjin pėr Qasje nė Dokumenta Zyrtare dhe ka shkelur parimet qė ndjek dhe promovon vetė Ligji pėr luftimin e korrupsionit: ngritjen e transparencės dhe llogaridhėnies tė personave qė kryejnė funksione publike.

Nė kėtė mėnyrė, pėrfaqėsuesit e Agjensionit Antikorrupsion, janė duke kontribuar nė rritjen e korrupsionit nė institucionet kosovare. Zyrtarėt publik dhe tė emėruarit politik tashmė janė siguruar se jo vetėm qė Agjensioni Antikorrupsion nuk ka ndonjė mekanizėm pėr ta verifikuar prejardhjen e pasurisė sė tyre duke ngelur krejtėsisht i varur nga “sinqeriteti” i zyrtarėve nė raportimin e pasurive tė tyre, por janė siguruar se as publiku nuk do ketė mundėsi ndonjėherė qė tė mėsojė pėr “sinqeritetin” e zyrtarėve nė raportimin e pasurisė pėr shkak se kėto informata nuk do t’i tregohen atij pėr tė cilin janė mbledhur, pra publikut.

Nė kėtė formė, farsa e pėrcjellur nga institucionet kosovare me rastin e krijimit tė Agjensionit Antikorrupsion, po vazhdohet nga vetė Agjensioni duke tentuar qė publikut kosovar t’i shitet pallavra se ėshtė duke u luftuar korrupsioni, se ėshtė duke u deklaruar pasuria e zyrtarėve, se janė duke u ndėrmarrė masat kundėr keqpėrdorimeve. Pra Agjensioni Antikorrupsion praktikisht ėshtė shndėrruar njė paravan mbrojtės i keqpėrdoruesve ashtu sikundėr qe shndėrruar njė kohė tė gjatė Zyra pėr qeverisje tė mirė e Qeverisė sė Kosovės nė njė mburojė tė Qeverisė ndaj presionit publik pėr keq-qeverisje dhe keqpėrdorime.

Agjensioni Antikorrupsion, nė vend qė tė shkojė njė hap mė tutje qė tė themelojė mekanizma tė verifikimit tė prejardhjes sė pasurisė, tė verifikimit tė pėrputhshmėrisė sė pasurisė sė deklaruar dhe asaj reale, ai ėshtė duke mashtruar publikun kosovar duke folur pėr deklarimin e pasurisė sė zyrtarėve por duke mos i dhėnė atij tė drejtėn tė dijė se ēka deklaruan zyrtarėt nė mėnyrė qė vetė publiku ta bėjė krahasimin mes asaj qė zyrtarėt deklarojnė dhe asaj qė ata shohin nė pėrditshmėrinė e tyre tė mbushur me raste tė pasurimit brenda natės tė zyrtarėve publik.

Pėr tė mos bėrė ndonjė krahasim mė tė largėt, kosovarėt janė vazhdimisht dėshmitarė pėr publikimin e informacioneve mbi pasuritė e politikanėve nga mediat e Shqipėrisė. Shumica e vendeve tė rajonit nuk e kanė nxjerrė nė pikėpyetje ndonjėherė tė drejtėn e publikut qė tė ketė informacion mbi pasurinė e politikanėve e zyrtarėve publik, por presioni i luftės antikorrupsion zakonisht ka rėnduar nė hulumtimin e pasurisė sė padeklaruar tė politikanėve dhe gjetjen e prejardhjes sė kėsaj pasurie. Nė ndėrkohė, ajo qė ėshtė duke ndodhur nė rastin e Kosovės jo vetėm qė ėshtė njė absurd, duke qenė se zyrtarėt antikorrupsion janė duke e mbrojtur korrupsionin me keqinterpretim tė qėllimshėm tė ligjit, por ėshtė edhe njė mbrojtje e korrupsionit dhe krimit tė organizuar, i cili, edhe sipas Komisionit Evropian, ka depėrtuar thellė nė politikė.

Pėr ta ndaluar kulmin e absurditetit, mbrojtjen e korrupsionit nga Agjensioni Antikorrupsion, zyrtarėt e kėtij Agjensioni do duhej tė reflektonin pėr tė ndėrmarrė hapat qė tė pėrmbushen kėrkesat ligjore dhe t’i sigurohet e drejta elementare publikut kosovar, e drejta pėr informim. Ose, mund tė vazhdojnė tė jenė pjesė e farsės dhe hipokrizisė sė pėrgjithshme qeveritare, por pa iluzionin se publiku zdo ta marrė vesh mashtrimin e madh tė tyre.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel