UNDP-ja, KFOR-i dhe Shėrbimi Policor i Kosovės do tė fillojnė sot shkatėrrimin e armėve ilegale tė konfiskuara, nė njė ngjarje nė Kampin Victoria nė Ajvali afėr Prishtinės.
Kjo ngjarje, siē njofton organizatori, ėshtė pjesė e projektit Kontrolli i Armėve tė Vogla nė Kosovė, projekt ky i financuar nga qeveritė e Mbretėrisė sė Bashkuar, Suedisė, Belgjikės, Holandės dhe Bashkimit Evropian.
Tė 7.000 armėt qė do tė shkatėrrohen si pjesė e kėtij procesi paraqesin njė bashkėpunim tė suksesshėm nė mes tė UNDP-sė, ShPK-sė dhe KFOR-it.
Armėt janė konfiskuar nga ShPK-ja gjatė punės sė tyre nė hulumtimin e krimeve.
Shkatėrrimi i tyre do tė parandalojė rrezikun e pėrdorimit tė tyre si faktor destabilizues nė Kosovė dhe do tė pamundėsojė qė ato, pėrmes kanaleve ilegale, tė arrijnė nė duart e civilėve, thuhet nė njė komunikatė tė UNDP-sė.
Njė hulumtim i paradokohshėm vlerėson se deri nė qershor tė vitit 2006, nė Kosovė ka pasur pėrafėrsisht 400,000 armė.
|