Inaugurohet Instituti i Medias sė Kosovės
|
Mė qėllim tė ngritjes tė aftėsisė profesionale tė gazetarėve kosovarė, tė martėn nė Prishtinė ėshtė inauguruar Instituti i Medias sė Kosovės.
Instituti, i themeluar sipas idesė sė OSBE-sė, siē vlerėsoi shefi i kėsaj organizate nė Kosovė, Werner Wnendt, "do tė pėrmbushė vakuumin medial me trajnimet qė do tė organizojė pėr gazetarėt. OSBE-ja ka pasur kėnaqėsinė ta mbėshtesė themelimin e kėtij instituti si qendėr e vetme trajnuese, pėr tė cilėn fusha mediale ka pasur shumė nevojė", tha shefi i OSBE-sė Wnendt. Nė Institutin e Medias sė Kosovės mund tė anėtarėsohen tė gjitha mediat, organizatat mediale dhe tė gjitha institucionet apo shoqatat qė plotėsojnė kriteret pėr anėtarėsim. Asambleja e Pėrgjithshme e Institutit tė Medias sė Kosovės do tė bėjė zgjedhjen e Bordit tė saj, i cili pritet tė fillojė njė fazė tė re pune nė trajnimin e gazetarėve dhe zgjerimin e profesionalizmit gazetaresk nė Kosovė. Instituti ėshtė shoqatė joprofitabile, e themeluar me kėrkesėn e mediave tė Kosovės. |



