Rexhepi bisedoi me pėrfaqėsuesin e Bankės Botėrore nė Kosovė
|
Prishtinė - Kryeministri i Kosoves Bajram Rexhepi zhvilloi njė takim me Kanthan Shankar, pėrfaqėsues i Bankės Botėrore nė Kosovė dhe me z. Saba Feher, ekspert pėr politika tė zhvillimit njerėzor, me tė cilėt ka diskutuar rreth ēėshtjeve sociale, skemave e pensioneve, dhe nė veēanti pėr raportin e Bankės Botėrore pėr ristrukturimin e kompleksit "Trepēa".
Bashkėbiseduesit u pajtuan se rasti i kompleksit "Trepēa" duhet te shqyrtohet si rast i veēantė. Me kėtė rast, kryeministri Rexhepi falenderoi zyrtarėt e Bankės Botėrore pėr raportin dhe gatishmėrine e tyre pėr asistencė gjatė muajve tė ardhshėm. Lidhur me kėtė, Kryeministri i njoftoi z. Saba dhe Shankar se nė mbledhjen e kaluar Qeveria e Kosovės ka marrė vendimin qė tė zgjatet skema sipas Memorandumit pėr Mirėkuptim deri mė 31 dhjetor 2004 dhe se ministritė pėrkatėse (MPMS dhe MEF) do tė shqyrtojnė raportin si dhe do tė propozojnė opcionet mė racionale, me qėllim qė tė gjindet pėrfundimisht njė skemė mė e drejtė, duke krijuar kushte pėr ristrukturim dhe vitalizim tė sektorit tė minierave. Njėherit, kryeministri Rexhepi dhe z. Scaba dhe Shankar ndanė tė njejtin mendim se zgjedhja e nje modeli tė qėndrueshėm pėr kėtė rast mund tė na shėrbejė nė tė ardhmen si model i mirė pėr rastet e ngjashme, si KEK-u, hekurudhat, etj. |



