for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Human Rights skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Korrik 2008

KAN dhe KKAF reagojnė ndaj dhunės sė shprehur nė protestėn e djeshme

Sot, mė 30 gusht 2004, nė ditėn ndėrkombėtare tė personave tė pagjetur, policia e UNMIK-ut intervenoi me dhunė ndaj familjarėve tė tė pagjeturve qė po protestonin tė qetė. Protesta paqėsore e organizuar nga KKAF-ja dhe e mbėshtatur nga KAN-i, qė ėshtė paralajmėruar disa ditė mė herėt, filloi nė orėn 8:00 tė mėngjesit dhe zgjati 12 orė. Qindra familjarė dhe aktivistė morėn pjesė.

Edhe pse tė gjithė protestuesit ishin plotėsisht tė padhunshėm, njėsitė speciale tė policisė sė UNMIK-ut, rreth orės 9:00 pa kurrfarė shkasi dhe paralajmėrimi, intervenuan brutalisht ndaj protestuesve. Me atė rast 38 familjarė dhe aktivistė u arrestuan dhe me dhjetra u lėnduan. Tė arrestuarit u mbajtėn pėr 3 orė nėpėr stacione tė policisė. Menjėherė pas lirimit, tė arrestuarit iu bashkuan familjarėve dhe vazhduan me protestimin. Tani nė vend tė rrugėve “Nėna Tereze” dhe “Agim Ramadani” u bllokua udhėkryqi qė lidh rrugėn “Nėna Tereze” me rrugėt “Tringė Ismaili” dhe “Fehmi Agani”.

Protestimi pėrmes bllokimit tė udhėkryqit vazhdoi deri nė orėn 20:00 ashtu siē ishte planifikuar.

Ėshtė koha e fundit qė UNMIK-u dhe institucionet e Kosovės tė veprojnė. Zbardhja e fatit tė tė pagjeturve dhe kthimi i kufomave nga Serbia nuk mund tė pritet mė. Familjarėt nuk kan durim tė presin mė.

Ne do tė vazhdojmė me akcionet tona edhe nė tė ardhmen pėr ēfarė opinioni i gjėrė do tė njoftohet me kohė.

KKAF
KAN
Prishtinė
30/08/2004




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel